Header image
ΔΕΡΟΠΟΛΗ RUN

Garë vrapimi në malore
10000m+280m
Ora e nisjes: 08:00 

Gara prej 10 km fillon në kishën e Shën Paraskevi në fshatin Teriahati. Fillimisht, ne gjithmonë vrapojmë ne bazë te shënjave PORTOKALLI të cilat do na ndjekin deri ne fund te gares. Ne vazhdim, duke u drejtuar drejt fshatit arrijmë në hyrjen e tij dhe kthehemi majtas. Ne ndjekim rrugën e asfaltuar që do të na çojë në qëndrën e Sofratikës. Pas kalimit të qëndrës dhe duke ndjekur shenjat PORTOKALLI të rrugës, ne hyjmë në një rrugë të pa asfaltuar dhe shkojmë drejt Dhuvianit. Rruga na drejton ne fshatin Haskovë dhe para nesh, kemi stacionin e furnizimit, në kilometrën e 5-të, në fshatin Vanistër. Ne ndjekim rrugën për në fshat dhe në kthesën e dytë kthehemi djathtas drejt burimit të Skotinisë. Duke lënë mbrapa burimin, ne vrapojmë në fshatin Goranxi, duke iu afruar fundit, në fshatin Dervician. Duke pasur para nesh edhe 3 kilometra te tjera, gjithmonë duke ndjekur shenjat PORTOKALLI të rrugës, ne kthehemi majtas në gurore. Duke vrapuar dhe duke shijuar shtigjet e rrugës së guroreve, ne do ta gjejmë veten përballë luginës së Dholianis. Tashmë, ne jemi në vijën e fundit, duke lënë mbrapa pamjen e bukur, drejtohemi në fund të garës, në qëndrën e Dervicianit.

Harta e garës ne malore 10000m

Rrugë shëndeti dhe ecje dinamike
8000m+75m
Ora e nisjes: 08:15 

Gara prej 8 km fillon në kishën e Shën Paraskevisë në fshatin Terihat. Fillimisht, kjo është një garë pa shumë vështirësi dhe ne jemi gjithmonë të orientuar nga shënjat BLU që do të na shoqërojë deri në fund. Në vijim, ne vrapojmë në fshat dhe ndjekim rrugën më të ulët që kalon pranë fushës së futbollit. Rruga do të na çojë në Sallën e Vjetër të Komunës e cila ndodhet në Sofratikë. Ne kthehemi majtas drejt Dhuvianit dhe në 100 metra, rruga jonë takon rrugën e 10 kilometrave. Nga kjo pikë e tutje, ne ndjekim një rrugë të përbashkët të pa asfaltuar. Rruga kalon poshtë fshatit Haskovë dhe na çon në stacionin e furnizimit, në Vanistër. Vazhdojmë ne bazë të shënjave BLU dhe vrapojmë në lagjen e poshtme të Goranxisë dhe pasi kemi parë bukurinë e saj, para jush do të shihni Dervicianin. Duke vrapuar e duke vëzhguar, arrijmë ne rrëzë të malit. Në ndjekjen e shënjave BLU , vrapojmë kilometrin e fundit dhe do të gjendemi në qëndrën e Dervicianit ku përfundojmë garën tonë!

Harta e rrugës së shëndetit dhe ecjes dinamike 8000m

Gara e fëmijëve
një kilometër.
Ora e nisjes: 10:30

Gara për fëmijët me fillimin dhe përfundimin në qëndrën e fshatit Dervician do të mbahet në ditën e garave 10 dhe 8 km. Shokëve tanë të vegjël u kërkohet të vrapojnë nga qëndra deri ne fushën e futbollit dhe të kthehen përsëri në qëndrën. Fëmijët mund të shoqërohen edhe nga të rritur. Tre të parët nën moshën 13 vjeç do t'u jepet kupë, kurse medaljet e çmimeve do t'u jepen të gjithë pjesëmarrësve pas përfundimit të tyre.